Anëtari i Komitetit Ekzekutiv dhe ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj zbuloi në programin “Pressing” te “ABC News” se ende nuk është vendosur emri i trajnerit të ri të Shqipërisë. Edhe pse në mediat italiane dhe shqiptare, Edi Reja përflitet si kandidati më i fortë për të marrë drejtimin e kuqezinjve, Alibeaj pranoi se FSHF-ja është në bisedime me të gjithë kandidatët për stolin e kombëtares sonë.
“Përshtypja e ndeshjes me Andorrën – Me Andorrën nuk ishte problem rezultati. Pashë një ndjenjë çlirimi nga lojtarët. Mund të ketë ndikuar raporti me Panuçin. Pjesën e parë i kishim këmbët e lidhura.
Edi Reja pritet të shpallet trajner i Shqipërisë – Çështja e trajnerit të kombëtares është serioze dhe e rëndësishme nuk mund të kalojë thjesht në media si Sky, Rai etj. Nuk ka kontratë me të (Rejan), ka diskutime. Edhe emrat e tjerë janë premtues. Të jemi sqimatarë, më kërkues për kë do të zgjedhim si trajner. Emri ende nuk është vendosur. Është e vërtetë që trajneri do të dalë këtë javë. Kjo çështje është serioze. Jemi në proces negocimi. Është problem juridik. Duhet të mendojmë që ku do të arrijmë me rezultatin. Mbyllet në momentin kur hidhet firma”, u shpreh Alibeaj.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.