Të premten, Kukësi do të presë në stadiumin ‘Kamza’ Skënderbeun e vendit të dytë. Sulmi i verilindorëve këtë sezon padyshim që ka patur një peshë të madhe nën udhëheqjen e Reginaldos, që në jo pak ndeshje ka bërë që skuadra e tij të dalë me pikë të plota, vetëm për meritë të tij.
Megjithatë sulmuesi rrezikon që ditën e nesërme të jetë në fushën e lojës ndaj Skënderbeut. Mendohet se arsyeja mund të jetë fakti që lojtari ka pësuar një dëmtim, por situata duket se është krejtësishtë ndryshe. Mozambikasi është bërë baba dhe ka kërkuar leje nga klubi, ndërsa këta të fundit nuk i kanë dhënë, duke marrë parasysh që kanë një takim shumë të rëndësishëm për javën e 16-të.
Në këto kushte, Reginaldo nuk është pajtuar aspak me këtë vendim dhe ka patur pakënaqësi, që mund t’i sjellë atij ndonjë dënim të mundshëm disiplinor nga klubi. Mirë që leje nuk ka marrë për të qendruar pranë familjes së tij në këto momente, por gjithashtu mund të rrezikojë të mos jetë në fushën e lojës ndaj Kukësit. Mbetet për t’u parë.