Portieri i Çelsit, Kepa Arrizabalaga ishte kryefjala e ditës në sfidën e djeshme ndaj Manchester Cityt. Spanjolli nuk pranoi të dilte nga fusha e lojës duke mos i’u bindur trajnerit Sarri në momentin që ky i fundit do ta zëvendësonte gjatë minutave shtesë. Tekniku italian dëshirontë të zëvendësonte Kepan me Caballeron, pasi ky i fundit është më ekspert në pritjen e penalltisë, por porteri spanjoll refuzoi të dilte duke krijuar një skenë të shëmtuar aq sa acaroi në maksimum trajnerin Sarri dhe zv.trajnenerin Zola. Është vet Kepa që sqaron gjithçka në një intervistë pas ndeshjes.
“Së pari më duhet të themi se kemi të bëjmë me një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte dëshira ime që të mos i bindem urdhrave të trajnerit. Ishte thjeshtë një keqkuptim, pasi isha vizituar dy herë nga mjekët dhe trajneri kujtoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja”.
“E kuptoj se kur e shikon nga jashtë situatën nuk duket diçka e hijshme. E përsëris nuk ishte qëllimi im për të dalë kundër vendimit të trajnerit. Kemi folur së bashku dhe situata është kuptuar. Bëmë një ndeshje të mirë, krijuam raste për shënim, natyrisht që ndjejmë shumë keqardhje, por mund të marrim dhe gjëra pozitive. Sot treguam se mund të konkurrojmë me një prej skuadrave më forta në botë”.