Pep Guardiola sot mund të ishte në stolin e Real Madrid, gjë që do të thyente tabu në Spanjë, por kjo gjë nuk ndodhi. Guardiola pranoi që pas largimit nga Bayern Munchen të firmoste për Manchester City, ndërsa madrilenët i hapën rrugën Zinedine Zidane për të marrë në dorë skuadrën.
Tekniku katalanas zbulon arsyet pse nuk mori drejtimin e Realit, ndërsa thotë: “Skuadra që mbështes është Barcelona. Real Madrid-it nuk do t’i shkonte një trajner si unë dhe as mua një klub si Real Madrid”.