Analisti Redi Jupi, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel ka folur për kampionatin shqiptar, duke theksuar se Skënderbeu ka “hoshilacione”, e kjo ka bërë që të jenë 4-5 ekipe që rivalizojnë, me Partizanin pak më të avantazhuar.
“Teuta nuk mendohej në fillim se mund të ishte rivale, por si erdhën gjërat, Partizani duhet që të mos e humbte ndeshjen.Skënderbeu ka shumë “hoshilacione” dhe këto e zbehin pak. Rënia e Skënderbeut nga skuadra favorite, ka bërë që të kemi 4-5 skuadra që të rivalizojnë deri në fund, me Partizanin që qendron pak më përpara”, ka thënë Jupi.