Prej ditësh është folur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes mes Real Madridit dhe “gardianit” të Romës, Alisson Becker. Së fundmi, sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, marrëveshja ka mbetur peng te shifra.
Italianët kërkojnë 80 milionë euro, ndërsa madrilenët kanë ofruar 60. Në këtë moment të negociatave, në mes është futur agjenti i Alisson, Ze Maria që po punon për gjetjen e akordit me fituesit e Champions Leagues.
Ekziston mundësia, që portieri i Romës, të firmosë një kontratë 5 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. “Los Blancos” kanë oferuar 55 milionë euro për shërbimet e “gardianit” dhe 5 të tjera në formë bonusi, por italianët ende nuk janë bindur, pasi duan patjetër 80 milionë euro për të dhënë “OK”.