Real Madridi kërkon të sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e Interit Mauro Icardi dhe Kostas Manolas. Sipas mediave italiane, zyrtarë të klubit madrilen ishin të pranishëm në “Olimpico” në sfidën e fundit midis Interit dhe Romës për të ndjekur paraqitjet e dy lojtarëve në fjalë.
Icardi është një dëshirë e vjetër e kampionëve të Europës, por kostoja e tij prej 110 milionë € e ka stepur klubin spanjoll, i cili është i detyruar të hyjë në bisedime me Interin për të transferuar 25-vjeçarin. Ndërsa mbrojtësi i Romës Manolas mund të shitet për jo më pak se 36 milionë €. Megjithatë, Real duhet të mendohet mirë nëse lojtari grek është alternativa e duhur për të marrë përsipër detyrat e repartit të çalë të prapavijës madrilene.