Mospërfshirja e Iscos në ndeshjen e fundit të Real Madridit me Romën në Champions duket se e ka mbushur plotësisht kupën. Mesfushori madrilen nuk ka një marrëdhënie të mirë me teknikun e ri Santiago Solari, i cili e ka zbritur yllin spanjoll në formacionin e rezervave, që kur mori frenat e kampioënve të Europës.
Britanikja “Daily Mirror” shprehet se pas 26-vjeçarit janë vënë një ansambël i klubeve më të fuqishme të botës: Manchester City, Barcelona, Juventus, PSG dhe Milan. Por që transferimi i tij të bëhet realitet duhet që njëri prej klubeve të interesuara të shlyejë klauzolën e lojtarit prej 700 milionë €.