Mbrëmjen e sotme u konfirmuan dy çerekfinalistët e parë të këtij edicioni të Champions League. Kampionët në fuqi të Europës Real Madridi largohen nga kompeticioni më i rëndësishëm i klubeve të futbollit europian pas shpartallimi 1-4 në “Santiago Bernabeu” nga Ajaxi. Holandezët realizuan sot një nga befasitë më të madhe në historinë e futbollit duke u shkaktuar “Los Blancos” një nga humbjet më të rënda në historinë e klubit mbretëror. Hegjemonia e spanjollëve mbyllet pas 5 vitesh dominim dhe tashmë Europa do të ketë një “mbret” të ri.
Në Gjermani, Tottenhami nuk la supriza dhe u mjaftua me një gol duke eliminuar Borussia Dortmundin 0-1 (në total 0-4).
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.