Zbuluesit e talenteve të Real Madrid kanë parë nga afër për disa ndeshje radhazi talentin e skuadrës së kryeqytetit suedez, AIK Solna. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Alexander Isaac.
Këtë lajm e bën të ditur gazeta suedeze “Aftonbladet”, e cila pretendon se madrilenët e kanë vëzhguar të riun në ndeshjen e së mërkurës.
Ky i fundit vlerësohet si pasuesi i Zlatan Ibrahimoviç në kombëtaren suedeze. Ndërsa i pyetur nga gazeta, ai shprehet: “Nuk kam çfarë të them, por është argëtuese kur merr vesh se ka njerëz që vijnë në stadium vetëm për të të ndjekur”.