Real Madrid po mendon për të afruar një sulmues sezonin e ardhsëm. Madrilenë kërkojnë një zëvendësues ideal për Benzeman dhe kanë hedhur sytë nga kampionati gjerman. Ditët e fundit në media është përfolur emri Mauro Icardit, por sic raporton ”Marca”, drejtuesit e klubi nuk janë të interesuar për të.
Real Madrid kanë vendosur si objektivin kryesor për sulmin, sulmuesin e Franfurtit, Luka Jovic. 21-vjeçari është vënë në shënjester të klubit madrilenë që kërkojnë të parakalojnë dhe Barcelonën në merkato pasi dhe këta të fundit dëshirojnë ta afrojnë në skuadër.