Cristiano Ronaldo mund ta fillojë derbin përballë Atletiko Madrid jo në rolin e tij të përhershëm. Zakonisht Ronaldo luan në pozicionin e tij ideal, atë të sulmuesit të krahut, por siç e kemi parë edhe në disa raste me Portugalinë, ylli madrilen mund ta fillojë ndeshjen të shtunën si sulmues qëndror.
Nuk është në preferencat e Zinedin Zidan ky ndryshim i mundshëm i rolit të sulmuesit por hallkat e pashmangshme që pengojnë skuadrën mund ta kthejnë këtë në një lëvizje të detyruar.
Tekniku francez është pa shërbimet e Alvaro Moratës i cili rithehet pas një muaji, ndërsa Benzema është ne rikuperim e sipër dhe ndoshta nuk është i gatshëm ta fillojë si titullar. Gareth Bale, Isco ose Vaskez mund të aktivizohen në krahë por sigurisht gjithçka varet nga taktika përfundimtare e trajnerit.
Dëmtimet i kanë dhënë vërtet një dhimbje koke trajnerit të Realit. Megjithatë sakrifica e Ronaldos do të jetë e mbështuar nga ekipi si synim për të ruajtur vëndin e parë në Kampionat