Paolo Dybala nuk po kalon një moment të mirë te Juventusi. Në disa prej ndeshjesh argjentinasi është lënë në stol nga trajneri Allegri dhe kjo gjë duket se nuk i ka përlqyer shumë lojtarit. Sipas asaj që raporton “AS” Real Madrid është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Madrilenët po përgatiten për revolucion gjatë merkatos së verës dhe Dybala është në listën e presidentin Florentino Perez. Për lojtarin interes ka shfaqur dhe Interi, por edhe disa skuadra nga Premier League. Merkato e verës pritet të jetë e nxeht për argjentinasin.