Klubi i Real Madrid-it është gati të nënshkruajë një marrëveshje që mund ta quajmë lehtësisht “marrëveshja e shekullit”. Sipas të përditshmes “Marca”, “Los Blancos” janë afër nënshkrimit me gjigandët e Adidas, një kontratë 10-vjeçare, që do të sjellë në arkat e klubit 1.1 miliardë euro.
Kosto e operacionit është një rekord historik, pasi tashmë në arkat e madrilenëve, pritet të arkëtohen plot 1 miliard e 100 milionë euro, që përkojnë me 110 milionë euro në sezon. Aktualisht klubi me përfitimin më të madh financiar nga sponsorët është Manchester United me 85 milionë euro në vit.