Real Madrid vijon të mos bind me lojën e treguar në këtë fillim sezoni. Galaktikët nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme kundër Athletic Bilbao në transfertë.
Ishin pikërisht vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Muniain në minutën e 32-të të takimit, ndërkohë që madrilenët barazuan më pas në minutën e 63-të me anë të Iskos. Në këtë mënyrë Real Madrid ka humbur kreun që tashmë kryesohet vetëm nga Barcelona, me mungesën e Ronaldos që nuk po arrihet që të kapërcehet.