Mbrëmjen e djeshme në orën 18:30, Real Madrid është përballur në La Liga me skuadrën e Rayo Vallecano, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit. Madrilenët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0, me një gol që u shënua nga Karim Benzema në minutën e 13-të të, por që kjo nuk ka bërë që të pranishmit në shkallët e stadiumit të pajtoheshin me lojën. Në përfundim të ndeshjes, tifozët e kanë vërshëllyer skuadrën, pasi loja nuk është në nivelin që ata janë mësuar, por gjithashtu edhe për faktin se rezultati nuk është për asnjë moment i sigurt, deri në fundin e takimit.
Në datnë 14 dhjetor, mitiku “Santiago Bernabeu” festoi datëlindjen e tij të 71-të, por kjo nuk ka mhaftuar për t’i sjellë tifozët në stadium. Në këtë derbi të vogël të Madridit ishin të pranishëm vetëm 55 mijë e 229 tifozë, e ndërsa kapaciteti i impiantit i kalon 80 mijë. Sikurse raporton prestigjozja “Marca”, hera e fundit kur stadiumi ka qenë afër kapcitetit të tij ka qenë derbi me Atletico Madrid me 78 mijë e 642 të pranishëm.
Real Madrid tashmë është i përqendruar tek Kupa e Botës për Klube dhe për të fituar përsëri tifozët, duhet që ta sjellin trofeun në shtëpi, për të mos “ndezur” edhe më shumë situatën me përkrahësit e tyre.