Ditën e sotme, Real Madrid ka luajtur ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu”, duke arritur një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes, trajneri Santiago Solari është shprehur shumë i kënaqur me ekipin e tij, pasi ishte një 3 pikësh përballë një rivali të drejtpërdrejtë.
“Ne luajtëm mirë dhe meritonim fitoren, rezultati i sotëm është më i vlefshëm për shkak se është arritur kundër një skuadre të madhe. Merita e kësaj fitore është për lojtarët, është një rezultat që vlen më shumë se tre pikë, sepse është kundër rivalëve të drejtpërdrejtë. Luka ishte i jashtëzakonshëm, ai doli me frymën e një luftuesi në gjysmën e dytë, ai bëri një lojë të madhe pavarësisht se u dëmtua në vetull në pjesën e parë. Unë jam shumë i lumtur për të dhe për pjesën tjetër të lojtarëve. Ne luajtëm një lojë të rëndësishme dhe ne meritonim të fitonim”, është shprehur ndër të tjera Solari.