Në lidhje me dhunën e shkaktuar në takimin e sotëm në Kategorinë e Parë, grupi A mes Ilirisë dhe Besëlidhjes 0-0, reagoi për median tonë Newsport, arbitri kryesor i takimit Skerdi Greca.
Ai hodhi poshtë të kishte debatuar dhe përplasur fizikisht me agresorin, që ishte njeri i afërt i njërit prej futbollistëve. Greca saktësoi se personi në fjalë debatoi me trajnerin e Ilirisë.
“Përshendetje!Po lexoja nje lajm të pavërtetë tek portali juaj për dhunën tek atbitrat nga një i afërm i një futbollisti. Thjesht doja t’ju vija në dijeni që është informacion i gabuar. I afËrmi sportistit debatoi me tranjerin e Ilirisë dhe jo me ne arbitrat!”
Newsport mësoi se agresori është dërguar në Komisariatin e Policisë të Fushë-Krujës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.