Ish-arbitri i Superligë, Lorenc Jemini i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ka analizuar ndeshjen mes Partizanit dhe Luftëtarit. Sipas Jeminit ka patur dy gabime në këtë ndeshje dhe goli i shënuar i Partizanit ishte në pozicion jashtë loje.
Rasti i penalltisë ndaj Asanit? “Është penallti dhe nuk e di pse nuk e dha arbitri. Një episdo që mund të ndryshonte ndeshjen dhe të shkonte në 2-0”.
Goli i parë i Partizanit? “Duhej anulluar për pozicion jashtë loje. Është një periudhe e ngjeshur për arbitrat pasi rritet dhe tensioni në fund të kampionatit”.