Rangersi mbasditen e sotme ka shkatërruar Motherwellin, me rezultatin 7-1. Një nga më të mirët në fushën e lojës, në sfidën e sotme ishte Eros Grezda, i cili është zgjuar nga “gjumi letargjik” dhe ka shënuar një dopietë. Gjithashtu sulmuesi kuqezi ka dhuruar dhe një asist për shokët e ekipit.
Grezda ka shënuar në harkun e shtatë minutave dy gola. Të parin në minutën e 68-të dhe të dytin në minutën e 75-të. Në këtë mënyrë 23-vjeçari vjen tek Kombëtarja në formën më të mirë të mundhsme në këto muajt e fundit.