Ivan Rakitiç do të vijojë të mbetet pjesë e Paris Saint Germain. Mesfushori i Barcelonës ka folur për të ardhmen e tij, ku është shprehur se është mjaft i lumtur me katalanasit.
Për mediet spanjolle, ai ka deklaruar: “Nuk kam patur asnjëherë dyshime. Ishin ditë në të cilat meditova disi dhe dola në përfundimin se jam një futbollist me fat. Jam në klubin më të mirë në botë dhe të luash për Barçën është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Kam kontratë deri në vitin 2021 por shpresoj të rinovoj për një kohë akoma më të gjatë“, tha ai.
Kujtojmë që klubi francez ishte gati të bënte çmenduri financiare, por në fund nënkampioni i Botës preferoi të qëndronte në “Camp Nou”.