Përpara nisjes së ndeshjes me qipriotët e Anorthosis, trajneri i Laçit Besnik Prenga dhe portieri Gentian Selmani kanë dalë në konferencë për shtyp. Në lidhje me kundërshtarin dhe mundësitë për kualifikim, Prenga ka folur qartë se kurbinasit duhet të kthejnë në avantazh faktin që vlerësohen si inferiorë përballë Anorthosis, pasi kjo mund t’i krijojë idenë te rivalët se do të fitojnë lehtësisht ndaj Laçit.
Ndërsa Selmani ka folur dhe për gjendjen psikologjike të ekipit pas largimeve dhe prurjeve të fundit. Megjithë ndryshimet e kryera, Laçi nuk demotivohet por mban shpresë për një kthim në Shqipëri me një rezultat favorizues për kualifikim.