Migen Memelli mund të marrë frymë lirisht. Trajneri i Laçit, për ndeshjen e radhës, do të ketë edhe shërbimet e Selmanit dhe Toros që ishin të dëmtuar, por edhe të Berishës dhe Sefgjinit, të cilët ishin të pezulluar për shkak kartonash. Kurbinasit do të presin në shtëpi skuadrën e Kastriotit, sfidë e vlefshme për javën e 14-të.
Bardhezinjtë nuk e diskutojnë fitoren, megjithatë në sfidat e fundit ekipi i drejtuar nga Stavri Nica ka treguar progres. Ndaj, s’do të ishte çudi që krutanët të merrnin pikë në ‘shtëpinë’ e kurbinasve. Megjithatë këtë do ta tregojë të dielën në orën 14:00 vetëm fusha e blertë.