Zhardel Kapistrano, përforcimi më i ri i Flamurtarit në këtë merkato vere do të mbërrijë sot në Vlorë.
Sulmuesi brazilian do të njihet sot me stafin teknik dhe lojtarët e tjerë të skuadrës, ndërsa mësohet se nuk do të jetë gati për takimin kundër Skënderbeut që do të zhvillohet nesër në Korçë.
Kjo pasi Kapistrano nuk do të ketë kohën e nevojshme për t’u përgatitur me skuadrën para kësaj përballjeje. Gjithsesi, pas largimit të Danilo Alvesh, tashmë me ardhjen e sulmuesit tjetër brazilian, Flamurtari gjen qetësi, pasi mund ta niste sezonin me vetëm dy sulmues, Bushiç dhe Idrizaj.