Kamer Qaka ka futur në probleme skuadrën e tij Poli Iasi. Sipas medias rumune “Sporturilor”, klubi ka kryer shkelje në operacionin e transferimit të mesfushorit të Kombëtares.
Kompania rumune “Prosport Invest SRL” u bë ndërmjetëse e shitjes së 23-vjeçarit nga Poli Iasi te gjigantët e futbollit rumun Steaua e Bukureshtit. Ata firmosën një marrëveshje, ku nga të ardhurat e garantuara nga shitja e Qakës, firma do të merrte 25% prej tyre.
Kjo konsiderohet një shkelje në procedurën e UEFA-s dhe Poli Iasi mund të marrë një gjobë prej 500 mijë €. Këtë gjë e kanë pësuar dhe klube të tjera europiane si: Benfica, Sporting Lisbona dhe Rayo Vallecano.
Qaka kaloi te Steaua në muajin korrik dhe pas 2 muajsh presidenti e largoi për paraqitje të dobëta.