Cristiano Ronaldo po shijon pushimet verore në bukuritë e plazheve të Ibizës së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Së bashku po presin një fëmijë dhe çifti duket më i lumtur se kurrë, teksa shfaqen në një prej jahteve luksozë të portugezit.
23-vjeçarja shfaqet me bikini duke ledhatuar të dashurin e saj, ndërsa Cristiano duket më i relaksuar se kurrë.