PSG-ja po mendon të përforcojë fazën e mbrojtjes sezonin e ri. Klubi francez është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ka hedhur sytë sërish nga Jerome Boateng. PSG shfaqi interese edhe në gjatë merkatos së kaluar, por gjermanët rezistuar duke refuzuar të gjithë ofertat në drejtim të tij.
Tashmë parizienët kthejnë sërish vemendjen nga mbrojtësi i Bayern Munchen dhe sipas “AS”, do të dërgojnë një ofertë skuadrës gjermane. Jerome Boateng mund të ndryshojë skuadër pas disa sezoneve te Bayern Munchen.