Nga Ervin Baku
Pse po e shkruaj këtë koment? Sepse unë nuk e besoj që Bledi Shkëmbi të ketë trukuar. Unë nuk e besoj që Bernard Berisha të ketë trukuar. Unë nuk e besoj që Orges Shehi të ketë trukuar. Unë nuk e besoj që Tefik Osmani të ketë trukuar… Skënderbeu sulmohet sepse është më i miri. Brenda në fushë dhe jashtë saj. Sepse nuk kapërdihet dot që titulli të dalë jashtë Tiranës për gjashtë vjet me radhë. Është nisur për të shtatin. Sepse nuk mund të kapërdihet dot që të jetë pikërisht Skënderbeu klubi që shkoi aty ku asnjë klub shqiptar nuk ka shkuar dot deri më tani. Tirana zyrtare nuk i kapërdin dot të gjitha këto.
Prokuroria (UEFA) kërkoi 1 vit dënim. Gjykata Apelit (UEFA) e konfirmoi 1 vit. Gjykata e Lartë (KAS) e konfirmoi po 1 vit. Këtu u mbyll dosja e trukimeve pa prova të Skënderbeut. Si mund të rihapet një dosje që është mbyllur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv???
Skënderbeu sulmohet dhe do të sulmohet sepse është absolutisht me i miri. Bëjeni luftën në fushe. Aty le të fitojë më i miri.
P.S. Unë nuk kam frikë të shkruaj atë që besoj, ose atë që nuk besoj. Shkruaj gjithmonë atë që mendoj. Pikë.