Milot Rashica ka folur para takimit kundër Finlandës, ndërsa mesfushori i Kosovës që la Kombëtaren e Shqipërisë disa ditë më parë shprehet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.
“Ndihem mirë që do të jem pjesë e Kosovës. E shohim veten si të barabartë me ekipet e tjera”, pranoi talenti i Viteshes, i cili më pas nuk harron të prekë edhe temën e aktivizimit te Kosova, një çështje që te Shqipëria u trajtua me shumë bujë pasi Rashica u la jashtë Europianit.
“Edhe nëse nuk do të aktivizohem me Kosovën, shpresoj të kemi sukses. Konkurrenca në ekip është e fortë. Do tentojmë që të bëjmë një paraqitje pozitive ndaj Finlandës”, u shpreh Rashica.