Manchester United arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-1 kundër Juventus. Megjithatë, gjesti i Jose Mourinhos ndaj publikut vendas ka marrë jehonë ndërkombëtare.
Për këtë ka folur, ish-legjenda e mesfushës së “Djajve të Kuq”, Paul Scholes. Ky i fundit për mediet e huaja ka kritikuar trajnerin portugez duke thënë:
“Duhet të fitosh dhe të kesh më shumë klas. Nuk mendoj se ka nevojë për këtë. Thjesht duartrokiti tifozët dhe përshëndete trajnerin e skuadrës kundërshtare. Është e panevojshme, por ai është kështu”, ka deklaruar Scholes.
Kujtojmë që Mourinho provokoi mbrëmjen e djeshme tifozët italianë pas fitores emocionuese në “Juventus Stadium”.