Bayern Munchen barazoi pa gola kundër Liverpool, ndeshje e vlefshme për Champions League. Sulmuesi Sadio Mane provoi disa herë për anglezët për të çuar topin në rrjetë, por pa rezultat.
Menjëherë pas ndeshjes, klubi bavarez ka ngacmuar lojtarin e Liverpool përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjermanët shkruanin në Twitter: “Punë e mirë EA me rregullimet që keni bërë tek roveshatat”, referuar në këtë mënyrë kompanisë që merret me prodhimin e lojës elektronike të futbollit FIFA.