Trajneri i Korabit, Dorjan Bubeqi, u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 1 vit pezullim nga futbolli, për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj arbitrit.
I kontaktuar nga Newsport.al, Bubeqi ka folur në lidhje me dënimin, si dhe ka treguar se çdo të ndodhë me Korabit. Trajneri tha se ai do të vijojë të jetë pjesë e ekipit dibran.
Komenti mbi dënimin
Mendoj se është dënim i ekzagjëruar. Ky sport po nuk pati adrenalinë, nuk ka kuptim. Prandaj në çdo moment ka adrenalinë dhe nerva. Po të mos kishte këto dy elementë, nuk do ishte kaq i bukur. Gjithsesi nuk do ndërhyj në vendime të tilla.
Çfarë do të ndodhë
Ende nuk e di se çdo të ndodhë. Me këtë dënim i bie që ne që ja kemi kushtuar jetën këtij zanati të dalim në rrugë. Na e shumzojnë me zero të gjitha gjërat që kemi kaluar në këtë sport, qoftë të mira, qoftë të këqija.
Vendimi i drejtuesve të klubit
Kam qenë gjithë mbasditen me drejtuesit e klubit. Duke parë punën që është bërë me ekipin gjatë periudhës që unë kam drejtuar Korabin, vendosën që unë të vijoj të jem pjesë e ekipit./Newsport.al