Pas dorëheqjes nga stoli i Erzenit, tekniku Gentian Stojku konfirmoi për Newsport se do të jetë trajneri i ri i Kamzës.
“Po, është e vërtetë që kam pranuar ofertën e Kamzës. Nesër do të bëhet prezantimi”.
Stojku largohet nga ekipi shijakas në momentin më të mirë të saj teksa synon me çdo kusht ngjitjen në Kategorinë Superiore për vitin e ardhshëm. 44-vjeçari do të jetë trajneri i katërt për këtë sezon i Kamzës.
Ai merr përsipër misionin e mbajtjes në elitën e futbollit shqiptar të Kamzës. Stojku pason Ernest Gjokën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.