Gerhard Progni u përzgjodh nga Supersport si futbollisti më i mirë i Teutës në takimin kundër Vllaznisë.
Mesfushori me tipare sulmuese shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të durrsakëve ndaj shkodranëve, duke vulosur kualifikimin.
“Në rastin e pengimit tim në zonë nga Pjeshka, ishte penallti.
Nëse do ta kishte dhënë këtë moment 11-metërsh nuk do të kishte as pretendime nga Vllaznia.
Penalltia e fituar nga Ribaj? Edhe sulmuesi do vjedhë ndonjë penallti, sepse e ka instiktin. Nuk e bëjmë vetëm ne në Shqipëri.
Është e vërtetë që nuk e kam fituar Kupën dhe shpresoj ta fitoj me Teutën, por duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të mos kalojmë në eufori.
Kush e fiton kampionatin? Dëshira ime është ta fitojë ekipi i zemrës, Partizani, aty nga unë kam dalë, por mendoj se edhe këtë vit do ta fitojë Skënderbeu”, deklaroi Progni në “Gol pas Goli”.