Janë luajtur sot 3 ndeshje të Superligës së Kosovës. Në takimet e sotme, Prishtina e Mirel Josës ka fituar 1-0 ndaj ekipit të Lirisë, duke vijuar luftën për vendin e parë.
Në takimet e tjera, Llapi ka fituar 3-1 ndaj ekipit të Flamurtarit, ndërsa Drita ka mundur 3-1 Trepçën 89.
Pas këtyre takimeve, Superliga ka marrë një rrjedhë të çuditshme, teksa Drita kryeson me 66 pikë, 3 më shumë se Prishtina e vendit të dytë.