Arsyet e grumbullimit të Partizanit në Elbasan nuk muund të jenë rastësi, por është diçka e studiuar me sukses.Në fakt duket se temperaturat e larta nuk përbëjnë edhe aq shumë problem për të kuqtë, pasi në në qytetin fqinj ofrohet diçka më cilësore sesa në Tiranë.
Si fillim ambienti është më i qetë, larg zhurmës mediatike, që i jep jo pak presion skuadrës, por mbi të gjithë kompleksi “Pepa” në Elbasan ofron një fushë me bar natyral, duke i bërë lojtarët që të përshtaten shumë mirë dhe pa krijuar probleme na kushtet fizike të tyre.