Alban Hoxha hyri si zëvendësues në takimin e djeshëm me ekipin kuqezi, pikërisht në minutën e 56-të, ndërsa pak sekonda pasi ishte vendosur brenda katërkëndëshit të tij, kapiteni i Partizanit neutralizoi penalltinë e goditur nga Zahavi.
Një moment historik edhe për “gardianin” nga Cërriku, i cili nuk zhgënjeu dhe ishte brenda pritshmërive duke u konfirmuar edhe një herë si specialist në pritjen e 11-metërshave.
Ndërkohë, pas përfundimit të takimit, Alban Hoxha iu nënshtrua kontrollit anti-doping, së bashku me Odise Roshin. Një proces rutinë që FIFA vendos ta bëjë herë pas here me lojtarë të caktuar në sfida të caktuara.