Prishtina është mposhtur me rezultat të thellë nga skuadra e Norrkoping, teksa ekipi bardhekaltër është detyruar ta nxjerrë topin pesë herë nga rrjeta.
Për herë të parë merrnin pjesë në këtë kompeticion europian, por skuadra kosovare nuk ka mundur t’i rezistojë suedezve të cilët kanë mbyllur gjithçka në pjesën e parë.
Në minutën e 10-të është Karlsson ai që hap serinë e golave, për të vijuar më pas me Anderson në minutën e 24-të. Në të 26-tën Eliasson trefishon rezltatin, ndërsa në minutat 31 dhe 40 Holmberg vulos fitoren Norrkoping.
PRISHTINA – NORRKOPING 5-0