Prishtina nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kundër Fola Esch në Luksemburg, duke lënë çdo gjë të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa luajti një ndeshje relativisht të mirë, por pa arritur të gjëj rrugën e golit, e tashmë do t’i duhet patjetër fitorja në sfidën e kthimit në Kosovë, për të kaluar në raundin tjetër të Europa League.