Kevin Prince Boateng është padyshim një ngë lojtarët më të veçantë dhe më të pëlqyer nga fansat. Pasioni i tij për lojën dhe spektakli që dhuronte në fushë e bënë që të kishte një vend të veçantë në zemrat e tifozëve dhe sidomos atyre të Milanit. Tashmë në moshën 31 vjeçare, mesfushori aktivizohet me Eintracht Frankfurt në Bundesliga , por sërish flet për Milanin dhe për lojtarin më të mirë me të cilin ai ka luajtur në karrierën e tij.
Ganezi tha: “Milan po kalon një periudhë tranzicioni dhe prandaj po vuan disi në këtë periudhë. Por Milanin nuk mund ta imagjinoj pa Silvio Berluskonin. Ai do jetë gjithmonë një pjesë e pandashme e atij klubi. Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ? Ai është Ronaldinho, ai ishte më i miri nga të gjithë”.