Aristotel Koleci është lojtari më i ri i skuadrës së Tomorit. 24-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën beratase dhe ditët e ardhshme do të vihet nën urdhrat e trajnerit Dule.
Ish-mesfushori i Kamzës ishte një dëshirë e stafit teknik beratas dhe tashmë ai është bërë zyrtarisht pjesë e Tomorit. Pas afrimit të Kolecit, drejtuesit e Tomorit do të shohin për ndonjë përforcim tjetër, megjithëse duhet thënë që merkato e tyre është drejt fundit.