Blaise Matuidi është prezantuar sot te Juventus. Mesfushori francez u ble për 20 milionë euro plus bonuset nga PSG.
Ai do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. Matuidi mbërriti sot pasdite në Torino, kreu vizitat mjekësore dhe më pas firmosi një kontratë 3-vjeçare me Juventusin.
Matuidi preferoi të kalonte te kampionët e Italisë, ndërsa kishte edhe një vit kontratë me PSG-në.
Mesfushori francez pritet të jetë një ‘xhol’ për skemat e Allegrit, pasi ai mund të përshtatet shumë mirë si në modulin e skemës me katër mesfushorë ashtu edhe me tre.
⚪⚫ @MATUIDIBlaise é arrivato al #JMedical pic.twitter.com/PaoZET2IjH
— JuventusFC (@juventusfc) August 16, 2017