Elton Kale duket se nuk po ndahet aspak mirë me Kukësin. Sot mblidhet Dhoma e Zgjidhjes së koflikteve për të shqyrtuar këtë çështje. Lojtari pretendon se verilindorët i kanë falsifikuar firmën, ndërsa Kukësi nuk është aspak dakort me këtë pohim nga ana e lojtarit.
Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të marrë fund shpejtë, pasi Kale dëshiron që një orë e më parë të bashkohet me Flamurtarin, por pengesa e dokumentacioneve mund ta mbajë “peng” futbollistin.