Nuk ka qenë një fundjavë e gëzueshme për Chelsean. “Blutë” janë frenuar nga vendasit e West Hamit në javën e gjashtë të kampionati anglez. Djemtë e Maurizio Sarrit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim i bardhë 0-0 me West Hamin.
Rezultati e zbret Chelsean në vendin në vendin e tretë me kuotë të barabartë pikësh me Manchester Cityn (16), ndërsa Liverpool është e vetmja skuadër e Premier League që ka pikë të plota pas 6 javëve të para të kampionatit.