Arton Zeka, lojtari serb me origjinë shqiptare, ditën e sotme u shpreh, se në qoftëse nuk thirret në sfidat e ardhshme, që do të ketë Serbia, atëherë do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës. Një deklaratë të tillë nuk mund të rrinte pa i’u kundërpërgjigur Federata e Futbollit të Kosovës.
Me anë të një postimi në “Twitter”ata kanë reaguar duke u përgjigur: “Ende nuk dihet zyrtarisht, por nëse kjo është e vërtetë, atëherë “JO” zotëri. Nëse doni të luani me fanellën dardanase, atëherë ju nuk duhet ta përdorni Kosovën si planin B. Absolutisht jo, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë”.
Zeka është vetëm 18 vjeç dhe është pjesë e ekipit të të rinjve, të Lilës, në Francë.