Sfida e fazës kualifikuese Mali i Zi-Kosovë në 7 qershor të vitit të ardhshëm pritet me dyshime nga presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit Dejan Savicevic. Ish-futbollisti legjendar i Milanit deklaroi në një intervistë për “Informer” se ky takim do të krijojë një atmosferë të pazakontë, ndryshe nga takimi i 11 tetorit për Ligën e Kombeve mes Malit të Zi dhe Serbisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“Për ne do të jetë shumë e vështirë të organizojmë këtë ndeshje. Mendoj se policia jonë e tregoi më së miri ndaj Serbisë, që është gati për evenimente të mëdha, prandaj ndeshja me Kosovën duhet të shkojë po kaq mirë.
E megjithatë tashmë situata është shumë më e komplikuar se ndaj serbëve, pasi ne duhet të jemi në tre krahë të ndryshme: serbët, malazezët dhe shqiptarët”,deklaroi Savicevic.
Me pak fjalë, kreu i futbollit malazez i frikësohet faktit që mund të përsëriten incidentet si në takimin e 14 tetorit të 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë, e cila përfundoi me incidente dhe kaos në fushë dhe me penalizimin e serbëve me dhënien e fitores në tavolinë për Shqipërinë.