Ende pa përfunduar Kampionati Europian, u përfol se presidenca e klubit zviceran, Zyrih, kërkoi 9 milion euro që sulmuesi nga Elbasani, Armando Sadiku, të lihej i lirë. Por, pas afro tre muajsh, është presidenti i skuadrës zvicerane, Ancillo Canepa, ai që sqaron situatën për median më të madhe të vendit të tij.
“Ne nuk dëshironim që Sadiku të largohej. Ka pasur interesim nga klube të tjera për të, por jo oferta konkrete, Zyrihu ka kërkuar nëntë milionë euro për kartonin e Sadikut? Mesa di unë një shifër e tillë nga ana e klubit tonë nuk është përmendur asnjëherë”, ka deklaruar kreu i Zyrih për “Blick”.