Gjatë diskutimit për buxhetin e FSHF-së në drejtim të klubeve të futbollit në Asamblenë e Përgjithshme, presidenti i Tiranës, Refik Halili u shpreh: “Ne si hymë dalin nga Asambleja duke miratuar të gjitha propozimet tuaja.
Një nga kërkesat e mia është që Komiteti Ekzekutiv të shikojë fondin që akordon për titullin kampion dhe atë për Kupën e Shqipërisë. Mendoj se është një fond shumë i vogël dhe duhet të rritet.
FSHF-ja ka një buxhet të mirë, me aq sa ju po raportoni. Të ardhurat që ne marrim nga të drejtat televizive janë shumë të ulëta. Mendoj se duhet të ulemi dhe ta diskutojmë si temë, të gjithë si drejtues klube së bashku me ju si kryesues të FSHF-së”, tha Halili.