Sot, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka falënderuar xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi. Fjalët përshëndetëse presidenti Thaçi i ka thënë gjatë fjalimit vjetor që ka mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ai është shprehur, se falë saj dhe arritjeve që ajo ka pasur në vitin që lamë pas, nuk ka përfituar vetëm xhudistja, por edhe Kosova, duke përfshirë dhe vetën si president. Falë ndërkombëtarizimit të xhudistes, presidenti ka thënë se atij i janë hapur dyert nga liderët botërore.
“Fal Majlinda Kelmendit mu hapën dyert në botë. Ajo morri medaljen e parë olimpike në lojërat e Rios. Isha edhe ne ndeshjen e pare kundër Finlandës ku fituam pikën e parë në garat ndërkombëtare. Tani talentet tonë janë të barabartë me të gjithë”, mësohet të ketë thënë presidenti Thaçi në fjalimin e mbajtur.