Presidenti i UFC-së, Dana White, ka dhënë lajmin e madh për fansat e këtij sporti. Khabib Nurmagomedov dhe Conor Mc Gregor, gjatë vitit 2019 do të ndeshen për revanshin e sfidës që kishin në muajin tetor të vitit që lamë pas. White u shpreh i sigurt për këtë ndeshje kthimi mes dy sportistëve që kanë një rivalitet të madh mes tyre.
Ky lajm do të thotë se të dy sportistët nuk do të pezullohen për një kohë të gjatë pas atyre zënkave që patën në fund të takimit mes tyre. Kujtojmë që në këtë ndeshje mes tyre, fitues ishte rusi, pasi Mc Gregor u dorëzua në fund të raundit të katërt.
Khabib pas kësaj fitoreje, mori dhe kurorën e peshave të rënda, çka irlandezi nuk e pranon dhe një revansh ka kohë që përflitet në media.